Virologu italian ka paralajmëruar se Italia ka dy javë kohë për ta parandaluar rritjen e shkallës së transmetimit të coronavirusit, ose vendi rrezikon të ndjekë gjurmët e vendeve fqinje evropiane, ku përhapjet eksponenciale sollën kufizime të ashpra.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët italianë të shëndetësisë kanë deklaruar se ringjallja e rasteve me COVID-19 ka arritur në një “fazë akute”.
Massimo Galli, drejtori i sëmundjeve infektive në spitalin Luigi Sacco të Milanos, tha se rritja e rasteve në Itali këtë javë nuk vjen si rezultat i testimit rekord, por për shkak të rikthimit të pandemisë në mesin e popullatës më të rrezikuar.
“Ne gjendemi aktualisht në një situatë e cila na kujton atë që ishte dikur mjaft shqetësuese për ne”, u shpreh Galli.
Galli shprehet i shqetësuar se kufizimet e reja në mbarë vendin përgjatë dy javëve të ardhshme nuk do të jenë të mjaftueshme.
“Duhet të reflektojmë mbi këtë situatë brenda 15 ditëve”, tha Galli. /Telegrafi/