Site icon Telegrafi

Virologu italian ka një mesazh për kolegët e tij: Kush nuk dëshiron të vaksinohet kundër COVID-19, le ta ndërron profesionin

Virologu italian Massimo Galli, profesor në Universitetin e Milanos, ka deklaruar për televizionin “La 7” që mjekët dhe personeli mjekësor që refuzojnë të vaksinohen, duhet të ndërrojnë profesionin.

Në Itali shumë punonjës shëndetësorë nuk janë të bindur në efikasitetin e vaksinës anti-COVID, dhe shumë prej tyre janë deklaruar se nuk duan të vaksinohen, transmeton Telegrafi.

E duke marrë parasysh që tani për tani vaksina merret në baza vullnetare, kjo është një e drejtë themelore e tyre – që të refuzojnë ta marrin.

Në Itali vaksinim me Pfizer në mënyrë simbolike fillon më 27 dhjetor që edhe njihet si “dita e vaksinimit” në tërë Bashkimin Evropian, por fushata e vërtetë e vaksinimit masiv do të fillojë në janar.

Autoritetet italiane kanë njoftuar se përparësi për vaksinim do të kenë personat që jetojnë në shtëpitë e pleqve, policët, ushtarët dhe personeli mjekësor – të gjithë këta konsiderohen si persona që i ekspozohen më së shumti rrezikut ndaj COVID-19.

Megjithatë, e përditshmja Il Fatto Quotidiano, shkruan për modelin matematikor të parashikimit të përhapjes së coronavirusit, që është zhvilluar në Këshillin Kombëtar për Hulumtime (CNR).

Matematikani Giovanni Sebastian që është pjesë e ekipit shkencor, thotë se sipas këtij modeli për të shmangur valën e tretë të pandemisë, do të ishte e nevojshme vaksinimi i të rinjve. /Telegrafi/

Exit mobile version