Telegrafi

Virologu gjerman: Futbolli mund të mos kthehet deri në vitin 2021, as me dyer të mbyllura

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Një virolog gjerman ka thënë se nuk pret që futbolli të jetë në gjendje të kthehet deri në vitin 2021 si pasojë e pandemisë me coronavirus.

Sezoni evropian është pezulluar për shkak të përhapjes së madhe të COVID-19, ndërsa Kampionati i sivjetmë Evropian është shtyrë për një vit. Në ndërkohë është pritur që ligat të kthehet brenda prillit apo majit për ta kompletuar këtë edicion.

Mirëpo, eksperti gjerman mbi viruset, Jonas Schmidt-Chanasit, i cili punon në Institutin Berhard-Nocht në Hamburg, nuk pret që të ndodhë diçka e tillë.

“Nuk mendoj se mund të flasim për fillimin e ndeshjeve në muajin prill. As edhe me dyer të mbyllura, sepse ka potencial që njerëzit të mblidhen në shtëpitë e tyre për ta shikuar”.

“Jam i bindur se do të mund të fillojmë të luajmë në vitin e ardhshëm. Nuk mendoj se është reale të mendojmë se sezoni aktual mund të kompletohet”, ka thënë virologu për NRD. /Telegrafi/