Telegrafi

Virgjine nё moshën 105-vjeçare

“Kurrё nuk kam qenё e interesuar ose nuk kam imagjinuar tё kem seks. Gjithmonё kam qenё e angazhuar me gjёra tё tjera. E kam vёnё kёtё qёllim nё mendje kur kisha 12 vjet, se kurrë nuk do tё martohem dhe e kam mbajtur kёtё”, ka thёnё Clara.

E lindur nё vitin 1903, ajo e ka kaluar shumicën e rinisё sё saj nё Egjipt, Kanadё dhe Zelandё tё Re, para se tё rikthehet nё shtёpi nё vitet e 20-ta tё saj, dhe tё bёhet sekretareshё.

“Kurrё nuk kam pasur tё dashur ose tё shqetësohem pёr lidhje. Kur unё isha vajzё, seksi bёhej vetëm me burrin tuaj. Kisha shumё miqësi platonike me burra, por kurrë nuk e kam ndjerё nevojën pёr tё shkuar mё tej”, thotë ajo.

Clara tash jeton nё njё shtёpi pleqsh nё Perranporth, Cornwall (Angli) dhe kalon shumicën e kohës duke dëgjuar radio.