Telegrafi

Virgin Racing do garojë me motorë Audi në Formula E

Skuadra Virgin Racing do të ketë një furnizues të ri për motorë na Botërorin e Formula E dhe bëhet fjalë për kompaninë gjermane të prodhimit të automjeteve, Audi.

Tashmë marrëveshja është arritur dhe gjithçka është bërë zyrtare dhe e gjithë kjo ndodhi në pritje të datës 5 tetor kur do të bëhen publike emrat e pilotëve që do të garojnë me këtë skuadër.

Për Audi, kjo marrëveshje do të thotë dyfishim i pranisë së saj në këtë kampionat duke qenë se kjo kompani ka edhe skuadrën e saj zyrtare, transmeton Top Channel.

“Me Audi Sport dhe aksionerin kryesor të Envision do të synojmë për të qenë në krye”.

“Për Audi kjo është hera e parë që është furnizues i makinave plotësisht elektrike”, ka thënë drejtori menaxhues i Virgin, Sylvian Filippi.

Edhe vetë drejtuesit e Audi janë shfaqur të kënaqur për këtë marrëveshje të arritur me Virgin Racing të cilën e konsideruan si pikë referimi që nga momenti i krijimit të kampionatit të Formula E.

(Foto: Top Channel)