Virgin Hyperloop ka hequr përfundimisht dorë nga ideja e transportimit të pasagjerëve – duke shkarkuar 111 punonjës të kompanisë – kështu që tani do të fokusohet më shumë në transportimin e mallrave.
Që nga fillimi, Virgin Hyperloop ka zhvilluar “sistemin e saj të gypave me vakum” për transportimin e pasagjerëve dhe mallrave, transmeton Telegrafi.
Për këtë DP World investoi në teknologji dhe aktualisht posedon pjesën e madhe të aksioneve të Virgin Hyperloop.
Kurse në vitin 2018 filloi nënbrendin Cargospeed për transportimin e mallrave. Sa i përket Virgin Hyperloope, ish-shefi i saj është një nga dy personat që patën mundësi të udhëtojnë me kapsulën e shumëpërfolur.
Ai më herët kishte dhënë dorëheqje dhe ishte larguar nga funksioni që e ushtronte. /Telegrafi/