Kompania për turizëm hapësinor Virgin Galactic, prej sot fillon me shitjen e biletave për udhëtim në hapësirë.
Biletat për fluturime me Virgin Galactic janë të qasshme për opinionin, kështu që të gjithë ata që mund t’i përballojnë financiarisht kanë mundësinë të realizojnë një fluturim në hapësirë, transmeton Telegrafi.
Një biletë për një ulëse në fluturaken e Virgin kushton 450 mijë dollarë, e që të sigurohet një e tillë duhet paguar “kapari” prej 150 mijë dollarë. Ndërkaq 300 mijë tjera pak momente para fluturimit.
Aplikacioni për blerjen e biletave është i qasshëm përmes ueb-faqes zyrtare të Virgin Galactic.Themeluesi i Virgin Galactic dhe njëherit miliarder Richard Branson, ka udhëtuar në hapësirë në korrik të vitit të kaluar, që ishte një hap i madh drejt fluturimeve komerciale.
Virgin fillimisht nisi shitjen e biletave para dhjetë viteve – ku asokohe i reazervuan rreth 600 njerëz. Biletat u shitën edhe në gusht të vitit të kaluar për 450 mijë dollarë për një, e në total janë shitur 100 bileta. Kompania ka vënë një qëllim – shitjen e 1 mijë biletave. /Telegrafi/