Telegrafi

Vip do të emërohet A1, Telekomi i Austrisë ka sjellur vendim (Foto)

“Telekom Austri” ka sjellur vendim që gjithë brendet e saj t’i bashkojë nën emrin “A1”, me qëllim që të vijë deri tek unifikimi në gjithë vendet ku ka operatorë të celularëve.

“A1” është emri i cili ka marrë më shumë vlerësime, dhe kështu besimi i klientit dhe përshtypja pozitive duhet të rriten nga operatorët tjerë duke përfshirë edhe “Vip” në Maqedoni.

Për këtë Faktor ka kontaktuar përfaqësues të “Vip”, të cilët thanë se “Telekom Austri” ka deri 24 milionë shfrytëzues dhe me këtë dëshiron ta forcojë pozicionin e vetë në tregun e telekomunikimeve.

“Pritet një identitet i fortë dhe i zakonshëm i brendit, një ofertë me vlerë karakteristike, qëndrueshmëri dhe besueshmëri, si dhe një përmirësim i dukshmërisë shumëkombëshe për të mbështetur funksionimin e kompanive në tregjet e tyre, si dhe për të inkurajuar besimin dhe rritjen e konsumatorëve”, thonë nga “Vip”./Telegrafi/