Dje (12 mars) është mbajtur në Shkup konferenca e dytë vjetore “Gratë në kohën e digjitalizimit”.
“Revolucioni teknologjik ose evoluimi i mendësisë” ishte tema e kësaj konference të organizuar nga kompania e telekomunikimeve Vip në Maqedoni. Pjesmarrëse në konferencë ishin përfaqësues të disa segmenteve të ndryshme në shoqëri të cilët patën mundësi të dëgjojnë për tema të ndryshme rreth sfidave bashkëkohore nga ekspertë të ndryshëm në këtë temë që kanë përvojë në transformimin digjital.
“Më vjen shumë mirë që edhe për herë të dytë konferenca ‘Gratë në kohën e digjitalizimit’ ka marrë vëmendjen e duhur nga publiku. Sot do të flasim për një pyetje shumë të rëndësishme për suksesin e procesit të tërësishëm në digjitalizim, pra për rolin e faktorit njeri dhe për gjindshmërinë që të bëjë evoluim të mendësisë për kohën në të cilën jetojmë. Vip është i gatshëm që të zbatojë metoda të reja të komunikimit bashkëkohor që të ju mundësojmë klientëve përvojë superiore. Që do të thotë se ne do të vendosim praktika të reja për përvojë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të personalizuar. Si grupacion A1 ne jemi të bindur se do të mundësojmë hyrje pa pengesa në kohën e digjitalizimit” tha Drejtori gjeneral i VIP në Maqedoni, Mislav Galer
Në konferencën e organizuar nga Vip foli edhe ministri i Shoqërisë informative dhe administratës publike në Maqedoni, Damjan Mançevski i cili tha se shteti është duke bërë përpjekje bashkëkohore për të ndihmuar në zhvillimin e shoqërisë dhe për të ofruar kushte më të mirë për këtë drejtim- transformimin digjital të shoqërisë.
Në konferencë foli edhe Eva Zetner, përgjegjëse për Burimet Njerëzore (HR) në grupacionin A1, e cila tha se grupacioni që ajo e përfaqëson, në maksimum është duke u drejtuar kah qëllimet e përbashkëta për temën e digjitalizimit. “Formula jonë për sukses në sferën e digjitalizimit është hapja e mundësive teknike dhe bashkëkohore për klientët tanë” tha mes tjerash. Zetner.
Ndryshe, në panel ishin edhe përfaqësues nga kompani, organizata dhe profesor të temës së digjitalizimit në vend. /Telegrafi/