“VIP Dado” është një format i ri televiziv, i cili sjell figurat e ndryshme publike në rolin e kujdestarit të fëmijëve.
Koncepti bazohet mbi një familje, prindërit e së cilës do të duhet të dalin jashtë për darkë, ndërsa për fëmijët e tyre do të kujdeset një personazh i famshëm.
Personazhi i parë i ftuar të jetë pjesë e programit është aktori i njohur i hit-serialit “O Sa Mirë”, Edi Kastrati.
Në promon e publikuar, aktori gjakovar është shfaqur duke shkuar për vizitë te fëmijët e një kopshti dhe duke u kujdesur për ta.
“VIP Dado” do të transmetohet së shpejti në ekranin e Klan Kosova. /Telegrafi/