Poezi nga: Adam Zagajewski
Përktheu: Elona Caslli
Kritikët thonë:
– Është veçse një violinë,
që kur ndryshoi zërin
u përjashtua nga kori.
Nuk është e vërtetë.
Violonçeli ka shumë sekrete,
por nuk qan kurrë
dhe këndon me zë të ulët.
Megjithatë, në këngë
nuk ndryshon gjithçka.
Ndonjëherë mund të dëgjosh
ndonjë përshpëritje ose një fëshfërimë:
– Jam vetëm, por nuk më zë gjumi.