Ai është një ndër ndër violinistët më të suksesshëm shqiptar që bën karrierë ndërkombëtare.
Bëhet fjalë për Olen Çezarin, i cili ka arritur edhe një sukses të radhës në rrafshin personal.
Artisti ka arritur të performoi këngën e famshme “Ave Maria” në statujën e Jezu Krishtit, e cila gjendet në maje të qytetit të Rio de Janeiros së Brazilit.
Ky është projekti më i ri i Olen Çezarit, i cili në video shihet se si me mjeshtëri i bie violinës në ballë të një pamje përrallore.
Oleni kujtojmë se ka lindur në kryeqytetin shqiptar në vitin 1975 ndërsa hapat e para të violinës i mësoi nga nëna, e cila është profesoreshë e violinës.
Pas disa vitesh qëndrimi në shtetin italian, ku morri edhe disa shpërblime, 43-vjeçari aktualisht jeton dhe vepron në SHBA.
Ndryshe, ky nuk do të jetë projekti i fundit i Olenit, i cili ka paralajmëruar edhe disa të tjerë gjatë vitit 2018. /Telegrafi/