Site icon Telegrafi

Violina më e shtrenjtë në botë vlen 14.5 milionë euro

Violina “Vieuxtemps Guarneri” është punuar në vitin 1741, ndërsa e shet në Chicago tregtari kryesor i violinave të rralla “Bein & Fushi”.

Violina në të cilën kanë luajtur virtuozët më të mëdhenj të botës, mori emrin sipas muzikantit Henri Vieuxtemps, i cili jetoi në shekullin e 19-të. Geoffrey Fushi tha se ky instrument është njëri prej më të veçantëve për shkak të madhësisë dhe të tingullit.
Solisti nga Chicago Piter Quint i cili ka luajtur në këtë violinë disa herë thotë se ky instrument ka një fuqi të jashtëzakonshme, ndërsa përveç kualitetit të tingullit, mundëson edhe nxjerrjen e shumë emocioneve. /Telegrafi/

Exit mobile version