Site icon Telegrafi

Violina e Stradivarit u shit për 11.3 milionë euro

Violina është punuar më 1721 dhe njihet me emrin “Lady Blunt” për shkak të mbesës së Lordit Byron e cila e posedoi këtë instrument më shumë se 30 vjet.

Violina është në gjendje të shkëlqyeshme dhe është njëra prej 600 instrumenteve që ekzistojnë e të cilat janë punuar nga mjeshtri i njohur Antonio Stradivari. Këtë violinë e nxjerri në shtije fondacioni muzikor Nippon, ndërsa të ardhurat nga shitja janë dhuruar për Fondin për Rindërtimin e Japonisë. Emri i blerësit nuk u bë publik. /Telegrafi/
 

Exit mobile version