Këngëtarja e njohur, Violetë Kukaj, është akuzuar publikisht javë më parë nga dy ish-kunatat e saj lidhur me një çështje pronësore dhe familjare.
Ato iu drejtuan rubrikës “Shihemi në Gjyq” në emisionin e përjavshëm “E Diela Shqiptare”, ku patën akuza mjaft të forta në drejtim të këngëtares.
E duket se lidhur me këto probleme, interpretuesja e hitit “Ditën e diel” ka vendosur që të angazhojë një avokat.
Këtë e ka bërë të ditur vet avokati i saj, Skender Musa, përmes një fotografie në rrjetin social Facebook, ku ka bërë të ditur se këngëtarja nga Drenasi ia ka besuar atij këtë çështje.
“Ne besojmë në drejtësi dhe ajo do të triumfojë”, shkroi ai në mbishkrimi ne fotografisë, ku shihet bashkë me Violetën.
Këngëtarja Kukaj përndryshe është ndarë nga ish-burri i saj, Faik Retkoceri, i cili ka qenë edhe objekti i seancës ndërmjetësuese që dy ish-kunatat kanë zhvilluar në programin “E Diela Shqiptare”. /Telegrafi/