Këngëtarja e njohur shqiptare, Violeta Kukaj – Retkoceri, ka qenë mjaft aktive këtë vit me projekte muzikore, ani pse pandemia ishte një vit pa koncerte apo mbrëmje muzikore për këngëtarët.
Ajo vazhdon të jetë aktive me muzikë edhe për festat e fundvitit, duke sjell këngë të reja e duke u bërë pjesë e programeve festive.
Përveç muzikës, këngëtarja ka qenë shpesh herë pjesë e vëmendjes mediatike edhe për pamjen e saj.
Me kalimin e viteve, ajo ka pësuar ndryshime dhe falë kujdesit estetik, ka arritur që të ruajë mjaft mirë freskinë e saj.
Në disa fotografi të ndara së fundmi me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Violeta duket mjaft tërheqëse, teksa vë në pah dukjen e saj vitale.
Dukja prej biondeje dhe veshjet me stil po e bëjnë atë të duket mjaft bukur dhe atraktive.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk mungojnë, shumë prej të cilave janë komplimente për paraqitjet gjithmonë të kuruara deri në detaje. /Telegrafi/