Ajo është njëra nga artistet e estradës shqiptare që ka marrë vëmendje të madhe përgjatë këtyre viteve të fundit.
Fjala është për këngëtaren e mirënjohur, Violeta Kukaj, e cila krahas karrierës ka bërë bujë të madhe me transformimin në dukje.
Ndonëse po vazhdon të jetë e tillë, artistja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Së fundmi, Kukaj duket se po shijon disa ditë të mira në Turqi teksa ka sjell edhe disa imazhe të reja.
Në fotografitë e realizuara, Violeta duket në formë të mirë përkundër viteve që numëron.
Sa i përket projekteve muzikore, “Amaneti i mërgimtarit” mban titullin kënga e fundit që e solli në bashkëpunim me artistin Hekuran Krasniqi.
Këngëtarja shquhet për vokalin e veçantë dhe tanimë ka mbledhur admirues të shumtë rreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/