Violeta Kukaj ka kohë që nuk kishte sjell ndonjë këngë të re për fansat dhe muzikdashësit.
Ajo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një projekt mjaft të veçantë teksa i dedikohet Hamëz Jasharit, i cili ka ardhur pikërisht në 21 vjetorin e rënies historike të familjes Jashari.
Edhe kënga titullohet sipas heroit të vendit tonë gjersa e ka shoqëruar edhe me video të realizuar në Prekaz.
Këngëtarja ndër të tjerash paraqitet me uniformë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjersa për anën vizuele është përkujdesur produksioni Redmedia.
Theksojmë se tekstin e këngës e ka shkruar Rexhep Hasani gjersa për muzikën u kujdes Naim Gjoshi dhe orkestrimin e ka bërë Xhevdet Gashi.
Këngëtarja edhe më herët ka sjellë projekte patriotike, ndër të cilat veçohet “Ai është gjallë”, të cilën ia ka dedikuar Adem Jasharit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimet tradicionale të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. /Telegrafi/
https://youtu.be/3fknxqjIIR8?t=2