Viola Spiro ka kohë që ka pranuar se është në lidhje dashurie.
Bukuroshja e ekranit shqiptar, e cila për disa vite ishte e lidhur me moderatorin dhe ish banorin e Big Brother Albania, Arjon Muça, një kohë u përfol edhe për një lidhje të mundshme me futbollistin e kombëtares, Bekim Balaj, pastaj me moderatorin Drini Zeqo, transmeton Telegrafi.
Por del që i dashuri i saj të jetë dikush tjetër dhe që nuk ka të bëjë me botën e yjeve.
Biondja ka publikuar një fotografi së bashku me të dashurin e saj duke i fshehur fytyrën.
Si duket Viola nuk dëshiron që i dashuri i saj të bëhet person publik dhe publikon pamje që mjaftojnë për t’i demantuar lidhjet e përfolura./Telegrafi/.