Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, i është kundërpërgjigjur sonte kërkesës së emisarit të presidentit amerikan Donald Trump, ambasadorit Richard Grenell për heqjen e plotë të taksës dhe reciprocitetit ndaj Serbisë.
Ndërkohë që gjatë ditës Grenell kërkoi heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe, eurodeputetja gjermane ia ka përkujtuar atij se një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.
“Ndoshta është e re për të, por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe kryeministri Albin Kurti”, ka shkruar Cramon në Twitter.
Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk ka qenë e nevojshme rrëzimi i qeverisë në kohë pandemie.
“Nëse dikush është i interesuar për udhëheqjen e dialogut, ai/ajo ka mund të fillojë me Qeverinë në Kosovë, në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në krizë të pandemisë”, ka shkruar Cramon.
Maybe new for him but the tariffs are dropped by the acting government and its Prime Minister @albinkurti. If someone is interested in leading a dialogue he/she could have started it with the government in #Kosova at any time. No need to topple it in a crisis #COVID19 #pandemic https://t.co/THPzHgqMam
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) April 19, 2020