Eurodeputetja Viola von Cramon ka replikuar në platformën “X”, me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Anna Brnabiq.
Ajo i ka kujtuar zyrtares serbe se Marrëveshjet e Brukselit nuk lidhen me proceset integruese të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
“Sigurisht që nuk jam kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe (përkundrazi, jam pro), por Marrëveshjet e Brukselit nuk janë të lidhura me anëtarësimin e ardhshëm të Kosovës në KiE. Nëse keni një mendim tjetër, kjo varet nga ju. Nëse dëshironi të largoheni nga Këshilli i Evropës varet gjithashtu nga ju, por thjesht nuk mendoj se është serioze”, ka replikuar Von Cramon ndaj Brnabiqit.
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Brnabiq reagoi në deklaratën e raportueses së PE për Kosovë Viola von Cramon se “Serbia bënë blof se do largohet nga KE nëse Kosova anëtarësohet në atë organizatë”, duke thënë se “Serbia nuk bënë blof dhe nuk duhet të jetë pjesë e hipokrizisë nëse Kosova pranohet në KE”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.
Brnabiq nënvizoi se Von Cramon hapur ka gënjyer për themelimin e asociacionit të komunave, që është shtylla e marrëveshjes së Brukselit.
“Përfundimisht – çka flet kundër anëtarësimit të Kosovës në KE? Lehtë, ajo që është më e rëndësishme – fakti se në përputhje me drejtën ndërkombëtare dhe rezolutën 1244 të OKB Kosova është krahinë autonome e Serbisë dhe jo shtet evropian”, ka thënë Brnabiq.
Kreu i Kuvendit të Serbisë ka shtuar se përkundër faktit se partnerë evropian të Serbisë hapur kanë disa herë kanë thënë se themelimi i asociacionit është parakusht për diskutim të qasjes së Kosovës në këtë apo organizatat tjera.
“A kanë gënjyer partnerët tanë dhe tjerët” la shtruar pyetjen ajo.
Më herët edhe presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se ka mundësi që Serbia të largohet nga KE dhe anëtarësimi i Kosovës de facto është nxjerrje e Serbisë./Telegrafi/
I am of course not against the CSM (on the contrary, I am in favour), but Brussels Agreements are not linked to the future membership of 🇽🇰.
If you have a diverting opinion that’s up to you. If you want to leave the @coe it’s also up to you but I simply don’t think it’s serious. https://t.co/e5PBIV48hj— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺🇮🇱 (@ViolavonCramon) March 25, 2024