Telegrafi

Viola, Sampdoria dhe Udine shënojnë fitore

Golashënues i vetëm në këtë ndeshje ishte Alberto Gilardino, i cili mposhti portierin Marchetti në minutën e 55-të.

Fitore minimale ka shënuar edhe Sampdoria si mysafir i Atalantas, për t’i konkurruar Juventusit në krye të tabelës me pikë të barabarta.

Golin e vetëm për Sampdorian e shënoi Daniele Mannini (63’), ndërsa duhet përmendur se nga minuta e 52-të, Sampdoria pati një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Fernando Tissones.

Udinese ka përmbysur avantazhin e Catanias, për të shënuar fitore me rezultat 4-2 në ndeshjen e zhvilluar në Stadio Friuli. Protagonist i Udines ishte Antonio di Natale, i cili shënoi het trik në këtë ndeshje.