Telegrafi

Viola në bisedime me Arsenalin për Melon

Të shtunën “Sky Sport Italia” njoftoi se Juventusi ka arritur marrëveshje me Violan për shërbimet e Felipe Melos, mirëpo Fiorentina e ka demantuar këtë lajm.

Skuadra vjollce ka bërë një deklaratë zyrtare ku thuhet se Arsenali është skuadra e vetme që ka bërë ofertë për brazilianin, ndërsa Fiorentina është e gatshme ta shesë atë, por me kusht që edhe Emmanuel Eboue të përfshihet në marrëveshje.