Telegrafi

Viola me vështirësi në çerekfinale

Pablo Louro Granoche kaloi Chievon në epërsi (7’), ndërsa Adrian Mutu barazoi rezultatin (35’).

Skuadra nga Verona krijoi sërish avantazh me anë të Simone Bentivoglio (38’), për të mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-1 për Chievon.

Pesëmbëdhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, Khouma Babacar barazoi rezultatin për të dytën herë.

Ndërsa kualifikimin skuadrës vjollce ia siguroi Adrian Mutu (77’) me golin e dytë personal dhe të tretin për Fiorentinan.

Në çerekfinale Viola do të ndeshet me fituesin nga përballja Lazio-Palermo. /Telegrafi/