Kolumbiani ka edhe tre vite nga kontrata aktuale, por është përfolur për një largim të tij nga Viola gjatë verës, me Barcelonën, Bayen Munich dhe Manchester United që kërkojnë anësorin.
“Ne jemi duke negociuar. Të dyja palët po diskutojnë situatën dhe ne duam të bëjmë gjithçka me transparencën më të madhe për secilin person të përfshirë. Ne shpresojmë të gjejmë një marrëveshje së shpejti”, ka thënë Prade.
Ai po ashtu ka zbuluar se Cuadrado nuk është i vetmi lojtar që do të marrë ofertë të re nga klubi, por në listë janë edhe Neto, Khouma Babacar, Federico Bernardeschi, Alberto Aquilani dhe Stefan Savic. /Telegrafi/