Telegrafi

Viola duhet të paguajë më shumë për Drenthen

La Gazzetta Dello Sport” shkruan se skuadra vjollce kishte planifikuar ta transferonte holandezin gjatë kësaj jave në formë huazimi, por me mundësinë e blerjes në fund të sezonit.

Fiorentina kishte llogaritur të paguante nëntë milionë euro në fund të sezonit nëse dëshironte ta transferojë Drenthen, mirëpo Mbretërit kërkojnë një shifër shumë më të madhe, e cila sipas informatave është e papërballueshme për Violan.