Site icon Telegrafi

Vinicius zbulon teorinë që fshihet pas lëndimit që do ta lë jashtë fushave për disa kohë

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka pësuar një lëndim muskulor i cili do ta lë atë jashtë fushave për disa kohë.

Ka qenë vet klubi madrilen ata të cilët përmes një komunikate njoftuan lëndimin e reprezentuesit brazilian, qëllimi i të cilit është që të rikthehet gjatë muajit dhjetor.

Sidoqoftë, Vinicius ka një ide të qartë se për çfarë arsye pësoi lëndim në takimin ndaj Leganesit.

Pas publikimit të raportit të tij mjekësor, Vinicius reagoi në rrjetet sociale duke shpjeguar teorinë e tij që fshihet mbrapa lëndimit.

“Kalendari i çmendur, për rikuperim”, ka shkruar ai në platformën X, duke i vënë fajin kalendarit të ngarkuar të ndeshjeve si faktor që po ndikon në lëndimet e futbollistëve.

Ky reagim i Vinicius vjen pas një debati të madh ku u diskutua për numrin e madh të ndeshjeve, ku tashmë dihet se edhe lojtarë si Thibaut Courtois dhe Dani Carvajal kishin ngritur zërin për këtë çështje.

Sa i përket Vinicius, ai përveç ndeshjes me Liverpoolin në mesjavë, do të mungojë edhe në takimet e radhës në ligë, por do të humbasë edhe ndeshjen tjetër me Atalantan në Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Exit mobile version