Ylli i La Ligës deri më tani në këtë sezon ka qenë Vinicius Junior, i cili u vlerësua si lojtari i muajit i Real Madridit nga Mahou.
Duke e njohur formën e tij të mirë, e cila e ndihmoi të fitonte çmimin për herë të tretë këtë sezon, pasi fitoi edhe në gusht dhe shtator, ai reflektoi për ndryshimet në lojën e tij.
“Mendoj se jam përmirësuar në shumë gjëra, por mbi të gjitha në qetësinë time në lojën time, po i bëj gjërat me më shumë qetësi dhe më shumë cilësi”, ka reflektuar sulmuesi.
“Kur ekipi është mirë, është më e lehtë edhe për mua”.
Forma e mirë e skuadrës së tij, e cila është në krye të La Ligës, është një pikë themelore për brazilianin.
“Çelësi prapa formës sonë të mirë është puna e të gjithëve, mbi të gjitha në aspektin mbrojtës, ku skuadra është fenomenale”, shpjegoi Vinicius.
“Kjo na e bën jetën më të lehtë në sulm”.
Deri më tani në këtë edicion, Vinicius ka shënuar 12 gola, duke krijuar një partneritet klinik me Karim Benzema që i bën ata ndër dyshet më të frikshme në Evropë. /Telegrafi/