Telegrafi

Vinicius vazhdon shkëlqimin në Brazil me dy gola: Shpejtësi dhe konkretizim fantastik nga ylli i ri i Realit (Video)

Flamengo ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Atletico Goianienses në Serie A braziliane.

Të dy golat u shënuan nga Vinicius Jr, i cili po bën gjithçka të ndihmojë skuadrën e tij të futet në vendin e katër që dërgon në kualifikimet e ‘Copa Libertadores’.

Lexo po ashtu Vinicius i magjishëm, 17-vjeçari i tregon edhe një herë Realit se nuk ka gabuar që ka shpenzuar 45 milionë për atë (Video)

Ylli i ri i Real Madridit tregoi se ka një të ardhme të madhe para.

Me shpejtësinë dhe konkretizimin e bukur, ai nuk e kishte vështirë të përballët me mbrojtësit dhe portierin kundërshtar.

Vlen të theksohet se ai u ble nga Los Blancos muaj më parë për 45 milionë euro. /Telegrafi/

Goli i parë:

Goli i dytë:

Paraqitje e plotë: