Telegrafi

Vinicius me shkrim sa goditës aq edhe prekës pas incidentit me tifozët e Valencias

Vinicius Junior ka reaguar në rrjetet sociale për abuzimin që ka marrë në baza racore nga tifozët e Valencias.

Real Madridi u mposht 1-0 nga Los Che, por në minutat e fundit të ndeshjes, tifozët mikpritës filluan ta fyenin brazilianin, me këtë të fundit që mori më pas karton të kuq për sjellje anti-sportive.

Por, kjo nënkuptohet lehtë përse Vinicius e bëri atqë veprim, pasi tifozët e Valencias nuk ndaleshin duke e fyer.

“Nuk ishte hera e parë, as hera e dytë, dhe as e treta, Racizimi është normal në La Liga”, ka shkruar fillimisht braziliani.

“Drejtuesit e garës mendojnë se është normale, ashtu mendon ehde Federata dhe kunbdërshratë, Më vjen shumë keq për këtë”.

“Kampionati që dikur i takonte Ronaldinhos, Ronaldos, Cristianos dhe Messit, sot i takon racistëve”, përfundon shkrimi i Vinicius. /Telegrafi/