Telegrafi

Vinicius më i miri: Levante 3-3 Real Madrid, notat e lojtarëve

Real Madridi mori një pikë të mundimshme në javën e dytë në La Liga, pasi barazoi 3-3 në udhëtim te Levante.

Golat për Los Blanos i shënuan Gareth Bale dhe dy herë me Vinicius Junior, derisa për vendasit realizuan Roger Marti, Jose Campana e Rober Pier.

Real Madridi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.87, me Levanten që u vlerësua 6.59.

Lexo po ashtu Mbyllet ndeshja e 'çmendur' mes Levantes e Real Madridit: Gjashtë gola të shënuar dhe një karton i kuq

Vinicius ishte lojtari më i mirë në këtë takim me dy golëshin e tij dhe u notua me 8.0.

Në anën tjetër, dështimet i kësaj sfide dolën të ishin të dy portierët, Thibaut Courtois dhe Aitor Fernandez që u vlerësua me 5.7.

Vlerësimi i lojtareve të tjerë i të dyja skuadrave:

 

 

/Telegrafi/