Real Madridi mori një pikë të mundimshme në javën e dytë në La Liga, pasi barazoi 3-3 në udhëtim te Levante.
Golat për Los Blanos i shënuan Gareth Bale dhe dy herë me Vinicius Junior, derisa për vendasit realizuan Roger Marti, Jose Campana e Rober Pier.
Real Madridi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 6.87, me Levanten që u vlerësua 6.59.
Vinicius ishte lojtari më i mirë në këtë takim me dy golëshin e tij dhe u notua me 8.0.
Në anën tjetër, dështimet i kësaj sfide dolën të ishin të dy portierët, Thibaut Courtois dhe Aitor Fernandez që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtareve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/