Site icon Telegrafi

Vinicius: Marcelo më ka paralajmëruar – një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan

Vinicius Junior ka shprehur pakënaqësitë e tij te Real Madridi.

Sulmuesi brazilian nuk po luan rregullisht dhe për këtë gjë nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu.

Vinicius ka zbuluar në një intervistë për revistën braziliane Palcar se ishte paralajmëruar nga Marcelo për rrethanat te skuadra spanjolle.

“Marcelo tashmë më ka paralajmëruar: Një ditë je Pele, ditën tjetër nuk luan”, ka thënë ai për revistën.

“Dua që gjërat të ndodhin rrjedhshëm, por mund të them se nuk jam i lumtur me situatën time në klub”.

Lexo po ashtu Vinicius Jr i pakënaqur te Reali, shumë klube evropiane e duan atë

“Natyrisht se dua të luaj më shumë dhe ta ndihmoj skuadrën, por vendimi mbetet te trajneri”, ka shtuar më tej Vinicius.

Braziliani mund të largohet në fund të këtij sezoni te ndonjë skuadër evropiane në formë huazimi, në mënyrë që të rritet më shumë si lojtar. /Telegrafi/

Exit mobile version