Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është shprehur i lumtur me paraqitjet e mira për Los Blancos.
Braziliani dita ditës po bëhet titullar i padiskutueshëm, por kjo nuk i intereson atij, fokusi i vetëm janë paraqitjet e mira.
“Titullar i rregullt? Jo, sepse tashmë kam arritur, jam shumë i ri”, ka thënë Vinicius, i cituar nga Marca.
“Natyrisht që jam i lumtur që po luajë, më ndihmon shumë të rritem dhe më jep mundësi të ndihmojë Real Madridin në çdo ndeshje, gjë që është shumë e rëndësishme”.
“Dua të tregoj personalitet në fushë, kjo është ajo që trajneri më ka udhëzuar të bëjë. Dua të tregoj guxim në fushë, të tjerët po më ndihmojnë”.
“Skuadra është në formë të mirë dhe lojtarët po kthehen nga lëndimet, si Bale dhe Asensio”.
“Po i futemi Ligës së Kampionëve me formën më të mirë të mundshme”, ka thënë anësori brazilian. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=vueQGW_fV6A