Vinicius Junior është lojtar i Real Madrid dhe ai ëndërron që Neymar të bashkohet me të në “Santiago Bernabeu”.
Pak ditë më parë, dy lojtarët kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku kanë dalë bashkë.
Popullariteti i kësaj dyshe është në rritje të vazhdueshme.
“Nëse Zoti do, unë dhe Neymar do të luajmë bashkë në Madrid”.
“Dua që ai të transferohet në Madrid, sepse do të ishte një ëndërr për mua të luaja në krah të tij”.
“Është idhulli im dhe do të isha shumë i lumtur, nëse do të kisha një mundësi të luaja me të”.
“Për momentin nuk jam askush dhe nuk kam bërë asgjë akoma”, ka thënë Vinicius në një intervistë të dhënë për “The Guardian”. /Kp/