Telegrafi

Vinicius Junior pas dy golave ndaj Atletico Madrid B, merr një kafshim nga kapiteni i skuadrës kundërshtare

Vinicius Junior kishte sa një ditë të bukur, por aq edhe të dhimbshme me fanellën e Real Madridit.

Braziliani këtë të diel ishte pjesë e skuadrës së rinjve të Real Madridit në derbin ndaj Atletico Madrid B.

18-vjeçari shkëlqeu me dy gola në barazimin 2-2, por ai nuk shpëtoi nga e gjitha kjo me kaq.

Vinicius në minutat e fundit të ndeshjes u kafshua në kokë nga kapiteni i skuadrës, Tachi.

Normalisht kjo nuk i pëlqeu talentit të Los Blancos që reagoi ashpër dhe në fund të dy lojtarët.

Vinciues erdhi te skuadra spanjolle nga Flamengo për 46 milionë euro.

Ai cilësohet si një nga talentët më të mëdhenj të Brazilit. /Telegrafi/