Telegrafi

Vinicius Junior humbet derbin ndaj Atletico Madridit

Real Madridi janë në kërkim të fitores së shtatë radhazi teksa ata do të ballafaqohen me rivalin lokal Atletico Madrid, në një sfidë që premton spektakël.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes, trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti, konfirmoi se Vinicius do të jetë në dispozicion të tij për këtë ndeshje.

23-vjeçari ka qenë jashtë fushës që kur pësoi një lëndim muskulor ndaj Celta Vigos në javën e tretë të kampionatit spanjoll, dhe tani dukej se ai është rikuperuar plotësisht nga ai problem.

Lexo po ashtu Lajm i mirë për Real Madridin, Vinicius Jr dhe Arda Guler kthehen në stërvitje me grupin

Sidoqoftë, Real Madridi sot ka konfirmuar se braziliani nuk do të jetë pjesë e ekipit që do udhëtojë në “Civitas Metropolitano”, për shkak të problemeve me bark.

Vinicius megjithatë me shumë gjasë nuk do ta niste ndeshjen nga fillimi, por do të ishte një opsion shtesë nga banka rezervë për Los Blancos.

Braziliani pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen që Real Madrid e zhvillon në mesjavë ndaj Las Palmas./Telegrafi/