Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja nisi furishëm, me dy skuadrat që tentonin të kalonin sa më parë në epërsi.
Por, Los Blancos filluan ta merrnin vetën nga presioni i lartë i Cityt, duke kaluar më pas në epërsi.
Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Eduardo Camavinga asistoi te Vinicius Junior, që shënoi një gol të çmendur. /Telegrafi/
Vinicius Jr what a goal🤲 pic.twitter.com/1Vgjx2WZbz
— – (@cfcelijah) May 9, 2023