Telegrafi

Vinicius Junior: Benzema është miku im më i afërt në fushë

Vinicius Junior është një nga futbollistët më të mirë të Real Madridi këtë vit.

Golat dhe lëvizjet e tij në fushë i kanë dhuruar shumë pikë të rëndësishme madrilenëve, ndërsa braziliani ka fituar edhe besimin e trajnerit Carlo Ancelotti.

Ai ka folur në një intervistë ku ka thënë se miku i tij më i ngushtë në fushë është Karim Benzema, ndërsa jashtë saj Militao dhe Rodrygo.

“Në fushë miku im më i mirë është Benzema sepse luajmë shumë pranë njëri-tjetrit dhe gjithnjë kërkojmë kombinimin”.

“Benzema i bën gjërat e vështira të duken të lehta, është një futbollist i madh. Më pëlqen të qëndroj këtu dhe ta ndihmoj të fitoj ‘Topin e Artë’”.

“Pastaj, jashtë fushe jam shumë i lidhur me Militao dhe Rodrygo sepse janë brazilianë, jemi gjithmonë bashkë. Në dhomat e zhveshjes qesh shumë me Marcelo dhe Militao, ajo që bëjnë ata është e jashtëzakonshme”, ka thënë Vinicius. /Telegrafi/