Sulmuesi brazilian i Real Madridit, Vinicius Junior ka folur përsëri për abuzimin racor, teksa ka paralajmëruar se nëse diçka e tillë ndodh gjatë ndeshjes atëherë lojtarët e Los Blancos largohen nga fusha.
Vinicius Junior dëshiron t’i disiplinojë dhe edukojë të gjithë tifozët në stadiumet e futbollit, pasi po vazhdon luftën e nisur kundër racizmit.
“Në klub, ne flasim për abuzimin racor më shpesh. Jo vetëm unë, por të gjithë lojtarët thanë se nëse kjo ndodh, herën tjetër të gjithë duhet të largohen nga fusha, në mënyrë që të gjithë ata njerëz që kanë fyer duhet të paguajnë një dënim shumë më të madh”, ka thënë fillimisht Vinicius për CNN.
“Në rastin e asaj që ndodhi në Valencia [më 2023], pas ndeshjes – pasi e menduam – të gjithë thanë se gjëja e duhur është të largohesh nga fusha, por për shkak se ti je atje duke mbrojtur një ekip, ne e dimë se jo të gjithë në stadium janë racistë dhe ishin aty vetëm për të parë ndeshjen”.
Vinícius Júnior said he and his Real Madrid teammates will walk off the pitch if he faces more racist abuse from fans in LALIGA this season.
(via @CNN) pic.twitter.com/nC0x7NG2R7
— ESPN FC (@ESPNFC) August 28, 2024
“Është gjithmonë shumë e vështirë për të përfunduar një lojë, por me gjithçka që ka ndodhur, që çdo herë po përkeqësohet, ne duhet të largohemi nga fusha në mënyrë që gjërat të ndryshojnë sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi braziliani.
Në fillim të këtij viti, u njoftua se tre tifozë të Valencias që abuzuan në baza racore Viniciusin më 2023 u dënuan me tetë muaj burg – ky është rasti i parë i këtij lloji.
Le të shohim nëse këto masa drastike do të bëjnë që tifozët të heqin dorë nga sjellja e tyre raciste në stadiume. /Telegrafi/