Sulmuesi i talentuar brazilian, Vinicius Junior nuk po gjen aspak qetësi te klubi spanjoll, Real Madridi.
Zinedine Zidane ende nuk i ka dorëzuar Vinicius Jr të gjitha minutat e një ndeshje me ekipin e parë, ashtu siç kërkon dhe ka dëshirë braziliani.
Megjithatë, ai nuk ka gjasa t’i ketë bërë vetes ndonjë favor me veprimin e fundit, ku largoi veten nga stërvitja me lojtarët rezervë të klubit të shtunën në mbrëmje.
Pas fitores 3-0 të Realit ndaj Getafes, Vinicius Jr iu tha që të marrë pjesë në nxehjen tradicionale pasi u paraqit si zëvendësues në minutën e 71-të të lojës.
Pasi kishte luajtur vetëm 600 minuta në gjysmën e parë të sezonit, ish-ylli i Flamengos, çuditshëm përmendi lodhjen, si një arsye për të mos përfunduar stërvitjen pas ndeshjes.
“Vini, ju duhet të bëni këto ushtrime”, u kap nga kamerat e Movistar+ njëri nga trajnerët e klubit duke thënë brazilianit.
Pas një diskutimi të gjatë me trajnerin, sulmuesi brazilian pretendoi se ishte i lodhur dhe i bëri disa vrapime të lehta, para se të largonte veten nga seanca dhe të kthehej në dhomën e zhveshjes. /Telegrafi/
😂🤣 El preparador físico cuando acaba el partido en Getafe: 'Vini, tienes que hacer ejercicios'.
Vincius: 'Yo…… no lo veo mucho'.#ElPartidazoDeMovistar pic.twitter.com/Ff5imZkNcr
— Vamos por Movistar Plus+ (@vamos) January 4, 2020