Telegrafi

Vinicius Jr: I lumtur me debutimin te Real Madridi, e kam ëndërruar si fëmijë

Talenti brazilian, Vinicius Junior është ndarë i lumtur që ka plotësuar ëndrrën e tij për të luajtur me fanellën e Real Madridit, pasi ka debutuar në barazimi 0-0 ndaj Atletico Madridi.

Vinicius ka falënderuar të gjithë bashkëlojtarët dhe trajnerin për shansin e dhënë për të veshur së pari herë fanellën e Los Blancos.

“Jam shumë i lumtur që kam bërë paraqitjen time të parë me fanellën e Real Madridit”, ka thënë fillimisht Vinicius Junior.

Lexo po ashtu Vinicius ka nevojë për kohë te Reali

“Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që më ndihmojnë të përmirësohem në çdo sesion trajnimi dhe [Julen] Lopeteguin gjithashtu”.

“Ishte një moment vërtet i lumtur për mua. Që nga mosha shumë e re, unë ëndërrova të luaja për Real Madridin, ekipin më të mirë në botë”.

“Jam shumë mirënjohës për mbështetjen e të gjithë tifozëve, është një ditë që nuk do ta harroj kurrë, nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë moment”.

Lexo po ashtu Lopetegui: Merituam të fitojmë ndaj Atleticos, golat do të vijnë së shpejti  

“Ne e merituam fitoren, por për fat të keq nuk arritëm të shndërronin në gol shanset tona”.

“E dominuam lojën, por tani duhet të mendojmë për Ligën e Kampionëve”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/