Telegrafi

Vinicius Jr dhuroi magji me dy driblime brilante ndaj Getafes

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior vazhdon të tregohet si njëri nga lojtarët më të mirë dhe më atraktiv edhe këtë sezon në futbollin evropian.

Real Madridi ka fituar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Getafe në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.

Goli i vetëm në këtë fitore të ekipit të Carlo Ancelottit u shënua në minutën e tretë nga Eder Militao.

Megjithatë, vëmendjen edhe kësaj radhe e vodhi bashkëkombësi i Militaos, Vinicius Junior.

Vinicius Jr tregoi edhe njëherë që ka shumë talent në vete dhe driblimet janë njëra nga specialitetet e tij.

22-vjeçari bëri dy driblime të jashtëzakonshme në ndeshjen ndaj Getafes duke dhuruar ‘shou’.

Së pari braziliani e bëri një lëvizje në minutën e pestë të ndeshjes duke ia dërguar një kundërshtari topin mbi kokë, ndërsa në minutën e 11-të turpëroi një tjetër mbrojtës duke i vënë topin mes këmbëve.

Driblimet e Vinicius Jr sigurisht që u duartrokiten nga tifozët e pranishëm, teksa kanë pushtuar edhe rrjetet sociale. /Telegrafi/