Site icon Telegrafi

Vinicius: Goli ishte i imi, unë e godita topin

Vinicius Junior nuk ka dyshime se goli vendimtar në fitoren 1-0 të Real Madrid ndaj Sevilla ishte i tij, edhe pse u shkrua si autogol.

Braziliani ishte një nga lojtarët më të mirë të Real Madridit të shtunën, dhe luajti një rol kryesor në golin e fitores, pavarësisht se ai iu shënua si autogol portierit Bono.

“Është gol i imi. Sigurisht që është. Unë e godita dhe goli është imi”, ka thënë ai.

 

“Është një fitore e rëndësishme për besimin tonë. Ka pasur ndeshje të tjera në të cilat ne kemi luajtur mirë, por nuk kemi fituar”.

“Ne nuk dyshojmë aspak në vetvete dhe dolëm për të fituar. Është një sezon ndryshe nga të tjerët”.

“Ne kemi një ndeshje çdo tre ditë dhe ndonjëherë është e vështirë të kesh vazhdimësi. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Exit mobile version