Talenti i madh i Real Madridit, Vinicius Junior, i ka dhënë komplimente Santiago Solarit për prezencën e tij qetësuese te klubi mbretëror.
Reali caktoi Solarin si trajner së pari përkohësisht më pas në bazë permanente.
Pas katër fitoreve rresht, është Vinicius ai që ka fjalë të mira për ish teknikun e skuadrës së dytë të Realit.
“Solari gjithmonë më ka ndihmuar që prej se erdha te Reali”.
Santiago Solari, @realmadrid first team head coach until June 30, 2021. pic.twitter.com/HfVsCbLo4A
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) November 13, 2018
“Falë tij, unë kam një mendje të qartë dhe mund të përqëndrohem në lojë. Kjo është ajo që ai ka bërë në ekipin e parë dhe jam i lumtur”, deklaroi Vinicius.
Vinicius u paraqit në pesë ndeshje konkurruese për REalin që prej kalimit nga Flamengo.
Ai ka debutuar në Ligën e Kampionëve në demolimin që ju bë Viktoria Plzenit duke bërë asistin në golin final.
/Telegrafi/