Site icon Telegrafi

VinFast do të hap gjashtë dyqane ekspozimi të veturave elektrike në Kaliforni

Prodhuesi vietnamez i veturave VinFast, që u themelua në vitin 2017, ka kohë që ka planifikuar hyrjen në tregun amerikan të veturave.

Pas prezantimit të dy veturave elektrike gjatë vitit 2021, VinFast bëri të ditur se ka synim që gjatë marsit të vitit 2022 të sjellë veturat e tyre elektrike në tregun amerikan.

Edhe pse kompania nuk mundi që të arrijë objektivat e saj, VinFast ende thotë se do të fillojë shitjet në Amerikë deri në fund të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Ndërsa tani kompania në fjalë po përgatitet që të bëjë një hap të madh drejt atij qëllimi. Siq u raportua më herët, VinFast do të hap gjashtë dyqanet e para të ekspozitave jë Kaliforni gjatë javës së ardhshme, ndërsa planifikon që deri në fund të vitit të qojë në 30 numrin e këtyre dyqaneve përgjatë këtij shteti.

Dyqanet do të hapen me 14 korrik në Santa Monica, San Diego, San Mateo, Corte Madera, Commerce dhe Barkeley. Ky plan për Car and DriverCar and Driver u konfirmua nga një zëdhënës i VinFast gjatë së premtes.

VinFast hapi selinë e parë në Amerikë gjatë vitit 2021 në qytetin e Los Angeles, dhe që nga atëherë ka shfaqur për publikun veturën e saj të njohur VF8 në mënyrë që të bëjë jehonë para se shitjet të fillojnë.

VinFast planifikon që të lansoi në treg dy vetura elektrike në fillim të hyrjes në tregun e SHBA-ve, VF8 e lartë përmendur, dhe veturën tjetër më të madhe VF9. /Telegrafi/

Exit mobile version