Site icon Telegrafi

Vine 2.0 do të lansohet si Byte, në pranverën e vitit të ardhshëm

Kur Vine u ble nga Twitter, kompania vazhdoi të lejonte aplikacionin të funksionoj për një kohë, por vitin e kaluar Twitter njoftoi se do të mbyllnin Vine. Sidoqoftë, për ata që e pëlqejnë videon e formës së shkurtër të Vine, bashkë-themeluesi i Vine bëri të ditur se ai mund të jetë duke menduar të lansoj një pasardhës.

Aplikacioni i ri ishte menduar fillimisht të lansohej këtë verë, por për shkak të financimit dhe arsyeve ligjore, u vu në një kohë të pacaktuar, që ishte definitivisht diçka që tifozët nuk donin të dëgjonin.

Megjithatë, lajmi i mirë është se, sipas bashkë-themeluesit të Vine, Dom Hofmann, konfirmohet që Vine 2.0 do të lansohet në pranverën e vitit 2019, edhe pse nuk do të quhet Vine, por do të njihet si “Byte”.

Në vend që të jetë i ngjashëm me Vine, me fokusin në videot e formës së shkurtër, Byte do të jetë një “video të vazhdueshme”, që do të jetë e ngjashme me tiparin Boomerang të Instagram-it.

Një nga cilësitë magjike të Vine ishte aftësia për të krijuar video të shkurtra por argëtuese, kështu që nuk është e sigurt nëse Byte do të jetë në gjendje të vazhdoj këtë trend ose të rimarrë atë magji. Sido që të jetë, ne duhet të presim deri në vitin 2019 për të kuptuar më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version