Dashuria e madhe për fëmijën e detyroi një mekanik që vinçin e motorëve të veturave ta shfrytëzojë si mbajtëse, me qëllim që ta luhat foshnjën e saj derisa ishte në orarin e punës.
Pamjet e publikuara më poshtë janë filmuar në Marlette të Michigan, ku brenda një garazhi të Bradley Vanderpoel, shihet vajza e tij tetëmuajshe Andy e cila kënaqej derisa ai e luhaste, transmeton Telegrafi.
Foshnja shikonte e habitur derisa babai e luhatëse në ambientin e tij të punës, ku vinçin që e përdor për të nxjerr motorët e veturave e kishte shndërruar në luhatëse.
Ai dhe gruaja e tij kanë edhe tri vajza tjera – Austin, Bryce dhe Cole, e pamjet e këtij momenti janë bërë virale. Shumica e atyre që e kanë parë videon, e kanë duartrokitur për idenë kreative dhe përkushtimin e të qenit baba i përkryer. /Telegrafi/