Një vinç ka rënë mbi një nga anijet më të mëdha të lundrimit në botë duke lënë tetë vetë të plagosur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Oasis of the Seas ishte e ndaluar në Karaibe, kur vinçi u rrëzua në anijen mbi një miliardë dollarëshe duke shkaktuar dëme jo të vogla.
Kështu, siç thuhet tutje, vinç u rrëzua dhe u përplas për anijen, e cila ka një kapacitet prej 6,300 njerëzve.
Linja luksoze me katër çati, e cila është e katërta në botë, ishte në afërsi të Freeport-it në Bahamas, kur aksidenti ndodhi të hënën rreth orës 15:45, sipas orës lokale.
Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e aksidentit.
Një punonjës mund të dëgjohet duke thënë: ‘Isha aty. Unë vetëm shpëtova falë Perëndisë”.
Mediat raportojnë se vetëm ekuipazhi ishte në bordin e linjës në atë kohë dhe nuk kishte mysafirë të pranishëm.
Gjithashtu, të tetë personat e lënduar mendohet të jenë punëtorë në bordin e anijes, por asnjë nuk mendohet të jetë në një gjendje të rrezikshme për jetën. /Telegrafi/