Site icon Telegrafi

Vincent Kompany dëshmon se kishte të drejtë gjatë gjithë kohës për fjalët që i tha për Cristiano Ronaldon

Vincent Kompany ngriti disa vetulla kur la të kuptohet se nuk do të ishte i interesuar të nënshkruante me Cristiano Ronaldon te Burnley.

Por, në vazhdën e rikthimit të Clarets në Ligën Premier, askush nuk e vë në dyshim gjykimin e belgut.

Kishte shpresa të mëdha në Turf Moor kur legjenda e Manchester Cityt mori drejtimin në verë vetëm disa javë pasi Clarets kishin hequr dorë nga statusi i tyre i ligës së parë. Dhe 36-vjeçari ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë duke e udhëhequr Burnleyn të kthehet në elitën e futbollit anglez.

Lexo po ashtu Aro Muric me Burnleyn e tij siguron rikthimin në Ligën Premier

Burnley arriti promovimin (me shtatë ndeshje ende për t’u luajtur) të premten mbrëma me një fitore 2-1 ndaj Middlesbrough në stadiumin Riverside: një arritje që asnjë skuadër tjetër në historinë e nivelit të dytë nuk e ka bërë.

Përveç drejtimit të Clarets drejt një rikthimi të menjëhershëm në ligën e parë, Kompany ka rishikuar plotësisht stilin e lojës së klubit gjatë sezonit. Por, edhe pasi bëri një fillim mbresëlënës të jetës në Turf Moor, komentet e Kompany për Ronaldon ishin befasuese.

Ndërsa diskutonte për largimin e sulmuesit nga Manchester United, Kompany, i cili punonte si ekspert për BBC, pohoi se Erik ten Hagut nuk do t’i mungonte 37-vjeçari: “Mendoj se në fund të gjithë humbasin përveç ndoshta trajnerit të Man United. Mendoj se është një problem që është zgjidhur dhe ata do të largohen nga kjo”.

Lexo po ashtu Lëvizja e Cristiano Ronaldos ka tunduar tre yje të PSG-së

Dhe kur u pyet nëse do të ishte i prirur për të joshur fituesin e Topit të Artë te Burnley, Kompany tha: “Ne kemi nevojë për lojtarë që mund të vrapojnë”.

Që nga komentet e Kompany në dhjetor, Ronaldo është zhvendosur në Lindjen e Mesme për të nënshkruar me skuadrën e Arabisë Saudite, Al-Nassr, ndërsa trajneri i Burnleyt do të tentojë të mbajë ekipin në Ligën Premier në sezonin e ri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version